Fidanishtja

A do të bëhet publike nga Alban Hyseni lista e zyrtarëve komunal që kanë aktakuza të ngritura?

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Shumë zyrtar komunal janë me aktakuza të ngritura dhe kjo paraqet problem për qeverisjen komunale. Alban Hyseni thotë se është duke e kompletuar listën e zyrtarëve komunal dhe pastaj do ta bëjë publike.

Ka shumë zyrtar komunal që vazhdojnë të jenë me aktakuza të ngritura, ndërkaq në të njëjtën kohë vazhdojnë edhe të punojnë në administratën komunale.

KKGJILAN

Alban Hyseni që vije nga LVV ishte zotuar gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të lejojë zyrtar komunal të punojnë, nëse ka aktakuzë të ngritur.

Tani në realitet po ndodhë krejt e kundërta. Në pyetjen e rajonipress se kur do të bëhet publike lista e zyrtarëve komunal, që janë me aktakuzë të ngritur Hyseni tha shkurt:”Edhe unë jam duke e kompletuar listën sepse ka shumë zyrtar”./rajonipress/