UBT

A do të bëhet Haradinaj Kryeministër nëse opozita shkon në zgjedhje me një listë të përbashkët?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AAK- së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, i pyetur nëse vendi shkon ne zgjedhje, opozita a do të shkoj në zgjedhje me një listë të përbashkët dhe ai do të bëhet kryeministër, Haradinaj ka thënë: “Nëse shkojmë në zgjedhje, shkojmë jo për pushtet, por për t’i anuluar këto marrëveshje”. Kështu ai nuk ka komentuar më shumë për zgjedhjet, por për anulimin e dy marrëveshjeve të fundit.

Më poshtë një pjesë e intervistës:

Uji Dea

“Epoka e re”: Opozita e bashkuar po synon rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja. Pavarësisht se kur do të mbahen ato, do të shkoni me një listë të përbashkët zgjedhore? Besoni se do të mund t’i mposhtni PDK-në dhe LDK-në? Në rast se po, do të bëheni kryeministër?

Haradinaj: Opozita e bashkuar po kërkon anulim të marrëveshjeve dhe një mënyrë e anulimit janë zgjedhjet. Një mënyrë tjetër është, ata që i kanë nënshkruar marrëveshjet t’i anulojnë ato, ose t’i nënshtrohen vendimit të Gjykatës Kushtetuese apo t’i nxjerrin në referendum. Mos të harrojmë, opozita ka qenë e kujdesshme dhe ka dhënë mjaft alternativa. Opozita nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon as sot zgjedhje për pushtet, por kërkon anulim të marrëveshjeve qoftë edhe duke shkuar në zgjedhje. Kërkesa për shkuarje në zgjedhje nuk është bërë për kalkulime të fitores së zgjedhjeve, por është bërë për anulim të marrëveshjeve. Nëse shkojmë në zgjedhje, shkojmë jo për pushtet, por për t’i anuluar këto marrëveshje. Është opsion real që opozita të shkojë me një listë të përbashkët. Nuk e di se çfarë detyre mund të kryej unë pas zgjedhjeve, por e rëndësishme është të ndodhë ndryshimi në vendin tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.