A do të bashkëpunonte Kadri Veseli me Vetëvendosjen?

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se më Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të donte të bashkëpunonte.
“Nuk do të përjashtojmë asnjë parti, por me Lëvizjen Vetëvendosje, me qëndrimet që kanë deri më tani karshi Republikës së Kosovës – mos-njohja e simboleve e kushtetutës, e shtetit – respekti për ta është i veçantë, por bashkëpunimi politik shumë i vështirë”, ka thënë Veseli. /Klan Kosova/
Veseli, për Limajn e Krasniqin: E kanë derën e hapur
Veseli, për Limajn e Krasniqin: E kanë derën e hapur
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se do t’i pranonte të ktheheshin në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), të larguarit nga partia, duke folur për dy ish-bashkëpartiakët e tij, Fatmir Limajn dhe Jakup Kransiqin.
Ai në emisionin Zona B, të Klan Kosova, ka thënë se ai do t’i respektojë të gjithë, duke shtuar se secili e ka rrugën e lirë.
“Deri në vitin 1999 na kanë bashkuar idealet e luftës. Ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa gjëra që na ndajnë. Ne duhet të bashkëpunojmë edhe nëse jemi parti të ndryshme”, ka thënë Veseli.
Ai ka theksuar se nuk e di që ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi të ketë pasur ndonjë fërkim të rëndë me Limajn dhe Krasniqi,, duke shtuar se “unë askujt nuk do t’i bëhem pengesë – do të bëhem ofertues, ofrues”. /Telegrafi/