GRANDEMALL

A do të arrijë KEK ta kthejë në prodhim bllokun B2 deri më 20 janar?

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në një përgjigje për Gazetën Express, në KEK thonë se punët në riparimin e turbinës në Bllokun B2 i Termocentralit “Kosova B”, janë duke u zhvilluar sipas dinamikës. Por, nuk kanë treguar nëse gjithcka do të përfundojë deri më 20 janar.

Rënia e bllokut B2 ishte bërë temë qendrore në vend gjatë muajit dhjetor. Ngritja e çmimeve të rrymës në tregjet globale dhe prodhimi i mangët për shkak të havarisë në KEK, kishin ngritur shqetësime te qytetarët se si do të përballeshin me mungesë energjie në temeperatura të ulëta.

Në qeverinë e Kosovës, dikush nga zyrtarë kishte përmendur edhe mundësinë e një sabotazhi, apo prishjeje të qëllimshme. Por, ka disa javë që në KEK kanë ardhur ekspertë nga Gjermania të cilët bashkë me ekspertët vendës po synojnë ta kthejnë bllokun B2 deri më 20 janar ashtu siç është premtuar.

Në një përgjigje dhënë Gazetës Express, nga zyra për informim e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë dhënë më shumë detaje për modalitetet e bashkëpunimit me kompaninë General Electric .

Fundamenti

“Ashtu siç e ka shpjeguar edhe Kryeshefi Ekzekutiv ditë më parë, po ripërsërisim se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrëveshje kontraktuale me kompaninë e prodhuesit origjinal të turbinave në TC Kosova B, pra me “General Electric” (GE) trashëguese e ALSTOM-it. Sa i përket punimeve ju bëjmë me dije se përfaqësues i GE bashkëpunon me ekspertët tanë dhe është në koordinim të vazhdueshëm me kompaninë GE. Ndërsa puna kryesisht bëhet prej ekspertëve të KEK-ut”, thuhet në përgjigjen me shkrim të KEK-ut për Express.

Të pyetur se kur pritet të përfundojnë punimet, në KEK thonë se punimet po shkojnë dipas dinamikës që është paraparë.

“Aktualisht punimet janë duke vazhduar sipas dinamikës së paraparë dhe për zhvillimet e mëtejmë KEK do ju njoftoi me kohë”.

Kujtojmë se pas më shumë se një dekade, Kosova u përball me reduktime të energjisë elektrike gjatë muajit dhjetor. Tani situate duket më stabile, por akoma apelohet për kursim të energjisë elektrike. Ndërkohë, që nga KEDS ka paralajmërime për shtrenjtim të energjisë. Qeveria e Kosovës ndërkaq ka bërë me dije se do t’a mbulojë importin e energjisë shtesë që i nevojitet kosovarëve për konsum. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.