ARKATANA

A do ta zbatojë Serbia marrëveshjen e Ohrit?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ajo që është rënë dakord në marrëveshjen e Ohrit duhet të zbatohet plotësisht, dhe pa vonesa” ka thënë kryeministri Albin Kurti, si kundërpërgjigje ndaj palës serbe të cilët kanë deklaruar se do të zbatojnë vetëm disa pjesë të marrëveshjes.

I menjëhershëm të dielën ka qenë reagimi i kryeministres serbe, Ana Bernabiq e cila ka thënë se Serbia ka 10 vjet që pret formimin e asociacionit. Në një situatë të tillë vëzhguesit e procesit të dialogut thonë se presioni tash është mbi Serbinë, e cila nuk ka alternativë, ose do ta zbatojë marrëveshjen, ose do t’i bllokohet rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian.

Marrëveshja për të cilën diskutuan mbi 12 orë në Ohër, po vihet në pikëpyetje nga pala serbe.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, po deklaron se do të zbatojnë vetëm disa pjesë të marrëveshjes së Ohrit.

Rohde pas komenteve të Kurtit: Duhet të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga pala serbe, kësaj radhe nga Kryeministrja e cila zakonisht përkujdeset për t’i dalë në mbrojtje Vuçiqit.

Uji Dea

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina të bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave me Shumicë serbe të formohet. Bëje atë”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Përkundër përpjekjeve nga pala tjetër, vëzhgues të dialogut të cilët edhe vet kanë qenë pjesë e këtij procesi thonë se përpos zbatimit të marrëveshjes Serbia nuk ka tjetër alternativë.

“Garancitë më të mëdha Kosova i ka shtet e QUINT-it që e kanë propozuar dhe e kanë mbështet planin franko-gjerman. Serbia nuk e ka pranu as Rambujenë është bombarduar, Serbia nuk e bombardoi as Ahtisarin Kosova u bë e Pavarur. Pra Serbia nëse e bënë këtë tërheqje Kosova ec drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, nuk mundet Serbia me e ndalë dhe Kosova nuk ka me qenë peng nëse Serbia nuk e zbaton marrëveshjen”, thotë analisti Gazmir Raci.

Në rast se refuzohet marrëveshja që buron nga plani franko-gjerman, analistit Gazmir Raci deklaron se do të dëmtohet Serbia e do të përfitojë Kosova.

“Kurti po do me i përcjellë mesazh perëndimit, garantuesve të planit franko-gjerman dhe aneksin të Ohrit, se duhet me u zbatuar ajo për çka jemi dakorduar sepse ka pasur presion pikërisht ndaj Kurti me e pranuar atë dokument. Dhe presioni ishte i hatashëm, që nga Sekretari Blinken, Kancelari gjerman, Presidenti francez. Andaj tashmë topi është te komuniteti ndërkombëtar”, shtoi Raci.

Takimi i radhës i nivelit të lartë në Bruksel është raportuar se do të mbahet më 2 maj. Kosova dhe Serbia më 18 mars kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian, ndonëse nuk është nënshkruar për shkak të hezitim të Vuçiqit, raporton RTVD./Telegrafi