Uji Dea

A do ta përkrah seriozisht LDK kandidatin e saj Arbër Ismajlin në balotazh?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – LDK në Gjilan këto ditë po mrizon, ndërsa Arbër Ismajli, duke mos qen kryetar i LDK-së edhe ai po ndihet “komod”, derisa Alban Hyseni pa pasur asnjë kredi pozitive në publik, në mungesë të projekteve dhe komunikimit të dobët me publikun, po bënë fushatë natë e ditë. Realisht ky është alarm për Arbër Ismajlin dhe pse jo edhe për LDK e Gjilanit.

Procesi i rregull zgjedhor është kryer dhe tashmë po dihen rezultatet. Janë dy kandidatë që synojnë postin e kryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli dhe Alban Hyseni.

Alban Hyseni e ka vazhduar me të njëjtin ritëm demagogjinë e tij tashëm të njohur për elektoratin e LVV, dronët dhe videot e dështuara, që i prezanton çdo ditë kinse për realizim të projekteve, gjë që për elektoratin e tij është krejt ok.

LDK e Gjilanit është në gjumë të thellë dhe nuk po i ngutet. Arbër Ismajli fatkeqësisht nuk është kryetar i LDK-së, për t`i pasur frenat në dorë dhe po pret miratim nga partia për shumë gjëra të mbetura pezull.

FIDANISHTJA

Arbër Ismajli nëse e dëshiron fitoren duhet të dal përjashta dioptrisë së LDK-së, duke joshur qytetar dhe njerëz të pakënaqur kudo në lagje, një plus i madh që gjithmonë LDK e injoron.

Arbëri edhe më financa nuk ishte mirë, thjeshtë duke pritur partinë ose lëmoshën e saj. Derisa Alban Hyseni ka shpërndarë buxhet të madh, madje edhe kanë blerë vota në këmbim të një rezervuari naftë ose benzinë, këtë e dinë fare mirë ata se kush ka ofruar të dielën këso dhurata për votuesit e LVV.

Arbër Ismajli nuk duhet ta pres Lutfi Hazirin sepse ai gjithmonë vonohet në hapat vendimtar. Arbëri duhet të dal në teren të punojë me qytetar, me media e shoqëri civile, në të kundërtën rezultatin do ta ketë katastrofalisht negativ.

Shtabi i LDK-së ishte shtab i tik – tokut, faceebokut, duke lënë të kuptohet se e kanë kryer edhe obligimin në raport me mediet. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.