A dha dorëheqje Arbër Ismajli dhe pse?

Gjilan – Arbër Ismajli shef i kabinetit të Lutfi Hazirit i pakënaqur me rrjedhat brenda komunës i ka ofruar dorëheqjen kreut të komunës. Lutfi Haziri ka mohuar që Arbër Ismajli të ketë dhënë dorëheqje, derisa Ibrahim Ademi nga zyra për informim tha se ky është spekulim i kulluar. Por në fakt burime të besueshme të rajonipress mësojnë se Arbër Ismajli ka deponuar dorëheqjen dhe gati një javë nuk është paraqitur fare në punë.
Arbër Ismajli pos që ishte përkrahës dhe ndihmës i madh i Lutfi Hazirit para dhe gjatë fushatës zgjedhore dhe njëri nga njerëzit e besueshëm që më së shumti ka përkrahur fitoren e Hazirit në zgjedhjet e fundit, për pak kohë është ndier i pa kënaqur dhe ka ofruar dorëheqjen raporton rajonipress.
Arbër Ismajli është shef i kabinetit të Lutfi Hazirit dhe dorëheqja e tij lidhet me mos koordinimin e punëve brenda organeve komunale. Raportet me drejtoritë dhe raportet tjera “jo të këndshme” kanë shtyrë Arbër Ismajlin që të ofrojë dorëheqjen.
I kontaktuar nga rajonipress, Lutfi Haziri tha se nuk është e vërtetë që Arbëri ka ofruar dorëheqjen.”Jo nuk është e vërtetë kjo” tha shkurt Haziri.
Ngjashëm tha edhe Ibrahim Ademi nga zyra për informim. “Ky është spekulim i kulluar” tha shkurt Ademi.
Por në fakt rajonipress merr vesh se Arbër Ismajli ka ofruar dorëheqje dhe gati një javë nuk është paraqitur fare në punë. Dorëheqja e tij si duket nuk është pranuar fare nga Lutfi Haziri.
Arbër Ismajli nga e hëna është paraqitur në punë ndërsa dorëheqja e tij ka gjasë që mos të shqyrtohet asnjëherë duke përfunduar në sirtarët e Lutës ose të arrihet një marrëveshje që Arbër Ismajli të vazhdojë punën pa pësuar ndonjë “ndëshkim”.
Arbër Ismajli nuk është lajmëruar fare në telefon përkundër insistimit tonë. /rajonipress/