UBT

A bën të pimë kafen e cila ka qëndruar disa orë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Pavarësisht se preferoni kafe të fortë turke, nescafe apo espresso me qumësht, një gjë është e sigurt, pas gjysmë ore kjo pije humbë “forcën” e vet. Ky është shkaktari…

Kanë mbetur edhe disa orë deri në fund të orarit të punës dhe tashmë ngadalë po e ndieni lodhjen, transmeton Telegrafi. Në një çast merrni filxhanin me kafen e zier e cila nga mëngjesi qëndron mbi tavolinë dhe pyesni veten: “A bën unë ta pi këtë kafe?”

Kjo është përgjigjja!

1. Çfarë të bëni nëse është fjala për kafen me qumësht?

Nëse është e mbyllur mirë dhe e vendosur në frigorifer, qumështi mund të jetë i pijshëm edhe deri në një javë pas hapjes.

Megjithatë, nëse e lini kafen (nes apo të zezë) më shumë se disa orë, përgatitni vetes kafe tjetër.

Uji Dea

2. Ndryshon shijen pas kalimit të një kohe kafja e zier?

Kafja e zier mund të ndryshojë shijen edhe pas 30 minutave, pas kësaj kohe keni përafërsisht edhe katër orë para se vaji i kafes të prishet, gjë që rezulton me shije të keqe të kësaj pijeje.

Pra, kafen më së miri është ta pini deri në gjysmë ore pas zierjes.

3. Çfarë ndodh kur kafja e zezë qëndron gjatë?

Kafja e zezë është e sigurt ta pini, ndonëse me siguri nuk do të ketë shije njësoj të mirë sikur është e ajo zier taze.

Ide më e mirë është të përgatitni kafe tjetër, mirëpo nëse keni vendosur ta pini bash kafen e tillë, atëherë më së miri është që paraprakisht ta ngrohni në mikrovalë sepse mikrovala vret në masë të madhe bakteret të cilat ndërkohë janë grumbulluar. /Telegrafi/