Fundamenti

Në Viti diskutohet rreth Propozim Vendimit për Rregullimin e Komunikacionit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Të enjten në Viti, është mbajtur diskutimi publik për propozim vendimin për rregullimin e komunikacionit në qytetet dhe vendbanimet e komunës së Vitisë. Gjatë këtij diskutimi është prezantuar propozim vendimi në fjalë me të cilën parashihet rregullimi i komunikacionit në për të gjitha pjesëmarrësit në komunikacion.

Bushat Zuka, Inspektor i Komunikacionit në Viti, ndër tjerash bëri me dije edhe qëllimin e këtij propozim vendimi. “Me këtë propozim-vendim rregullohet qarkullimi normal i mjeteve të trafikut, drejtimet e lëvizjes së mjeteve të trafikut, vendet për parkimin e mjeteve të trafikut, vend-ndaljet e mjeteve të transportit publik, vendosjen e shenjave të komunikacionit, vendkalimet për këmbësorë, rregullimin e trotuareve si dhe lëvizja e këmbësorëve”, u shpreh Zuka, duke prezantuar këtë propozim dokument.

Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, bëri me dije se Institucionet Komunale të Vitisë, janë të përkushtuar të krijojnë kushte për qarkullimin sa më të mirë të qytetarëve jo vetëm përmes rregullimit të infrastrukturës rrugore por edhe përmes dokumenteve konkreti siç është ky propozim vendim.

ARKATANA

E Naim Pira, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, u shpreh se kuvend ka vendosur që edhe qytetarët vitias t’a thonë fjalën e tyre lidhur me këtë propozim dokument duke ju bërë thirrje pjesëmarrësve në takim që të japin kontributin e tyre.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit në takim të përbërë nga qytetarë, profesor në fushën e komunikacionit, taksistë dhe shofer të autobusëve në Viti, përveç që bënë pyetje dhanë edhe propozimet e tyre lidhur me rregullimin e komunikacionit kryesisht brenda qytetit të Vitisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.