UBT

Velekinca zgjedh Këshillin shtatë anëtarësh të fshatit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Velekinca e heroit kombëtar Mulla Idriz Gjilani ka zgjedhur sot Këshillin shtatë anëtarësh të saj, i cili, do t’i artikuloj kërkesat e banorëve në drejtim të Komunës së Gjilanit.

Me anë të procesit transparent të votimit, që u realizua në shkollën që e mban emrin e këtij kolosi të kombit, kryetar i Këshillit të fshatit u zgjodh Bajram Tërstena, i cili u zotua se do të punoj maksimalisht në të mirë të fshatit, duke adresuar në mënyrë permanente kërkesat e banorëve në Komunë.

E pranishme në këtë ngjarje ka qenë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuesi i komisionit komunal Avdyl Aliu, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Jeffrey M. Jamison, përfaqësuesja e organizatës “Agro-Eko”, Shadije Rexhepi si dhe këshilltari komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nevzad Isufi.

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, të pranishmit i ka përshëndetur kryesuesja Bunjaku Rexhepi, e cila uroi proces të mbarë të zgjedhjes së Këshillit.

“Në emër të Kuvendit të Komunës dhe kryetarit Lutfi Haziri ju përcjellë përshëndetjet për banorët e Velekincës, duke ju dëshiruar punë të mbarë. Ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse me anë të Këshillit të fshatit, ju do të arrini t’i bëni prioritetet për investime, duke adresuar kërkesa. Më lejoni t’ju konfirmoj zotimin e kryetarit Haziri se bashkëpunimi mes Komunës dhe Këshillit do të jetë shumë i mirë”, ka thënë kryesuesja Bunjaku Rexhepi.

FIDANISHTJA

Para të pranishmëve foli edhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, Jeffrey M. Jamison, i cili ka vëzhguar nga afër procesin demokratik dhe transparent të zgjedhjes së Këshillit të fshatit Velekincë.

“Është hera e katërt që jam prezent në Gjilan dhe jam i lumtur që jam këtu. Dua t’ju them se dita e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme për demokracinë. Por, puna më e rëndësishme bëhet pas zgjedhjeve. Është, po ashtu, shumë e rëndësishme që mes qytetarëve dhe qeverisë komunale të ketë komunikim të hapur. Është nderë për mua ta vëzhgoj nga afër këtë projekt”, ka thënë përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, Jeffrey M. Jamison.

Nga ana e tij, kryesuesi i komisionit komunal, Avdyl Aliu, është shprehur se Këshilli i këtij fshati do të jetë një urë lidhëse mes banorëve dhe kryetarit të Komunës.
“Velekinca di të bëjë veç punë të mira dhe edhe sot u dëshmua për rrjedhën e mirë dhe demokratike të votimit. Historia e Gjilanit lidhet shumë me fshatin Velekincë. Vetë emërtimi kësaj shkolle me emrin e Mulla Idriz Gjilani përbën histori në vete. Velekinca ka një zhvillim të mirë ekonomik, ka kompani gjigante që janë për lakmi në Gjilan, si ajo e “Fluidit”, Fabrika e Mishit etj. Ashtu siç e ka thënë kryetari Haziri, Velekinca nuk do të jetë më fshat, por një paralagje e Komunës. Me dhënien e besimit tuaj, i keni dhënë përgjegjësi të madhe këtij Këshilli, i cili, do të jetë një urë lidhëse mes jush dhe kryetarit të Komunës”, ka thënë Aliu.

Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën “Agro-Eko”, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.