Norvegjia e interesuar të investojë në Komunën e Vitisë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim, Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad të shoqëruar nga Drejtori i Institutit për Vetëqeverisje Lokale, Besnik Tahiri.
Haliti, e ka njoftuar ambasadorin Sjaastad lidhur me zhvillimet e gjithëmbarshme në komunë e Vitisë, konkretisht për projektet të cilat i ka realizuar kjo komunë si dhe për ato që do të realizohen.
Haliti po ashtu tha se Kosova, por edhe komuna e Vitisë ju është mirënjohës qeverisë dhe popullit Norvegjez për ndihmën që i ka dhënë Kosovës, në etapa të ndryshme të historisë.
Duke e njoftuar atë për specifikat e Komunës së Vitisë, Kryetari Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë është një komunë me potenciale të mira për zhvillimin ekonomik, bujqësinë, turizmin dhe promovimit të vlerave të larta të bashkëjetesës si ndëretnike ashtu edhe nder fetare.
Kurse Ambasadori Sjaastad bëri me dije se vizita e tij në këtë komunë ka për qëllim që ai të njihet me mundësitë e investimeve të qeverisë së tij në komunën e Vitisë./rajonipress/


