United Hospital

Rektori u zgjodh në mënyrë të ligjshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me opinion për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishitnës “Hasan Prishitna”, Ramadan Zejnullahu se votimi i burrit të motrës së tij për zgjedhje të Zejnullahut në krye të UP-së nuk paraqet konflikt interesi.

Sipas një komunikate të lëshuar për medie rreth kërkesës së studentëve të UP-së ditë më parë, nëse zgjedhja e tij nga Bordi i UP-së pjesë e të cilit ka qenë edhe baxhanaku i tij, Blerim Kamberi, i cili e ka votuar për rektor, nuk paraqet konflikt të interesit pasi baxhanaku nuk është në rrethin e ngushtë familjar.

“Burri i motrës se gruas (baxhanaku), nuk cilësohet si i afërt me zyrtarin, dhe nuk mund të quhet si lidhje familjare, pasi që Ligji për Parandalimin e Konfliktit te Interesit (Nr.04/L-051) nuk e njeh si kategori ligjore që hyn në afërsi me zyrtarin e lart. Sipas Kodit Penal të Republikës se Kosovës, burri i motrës së gruas (baxhanaku), nuk është cilësuar se mund te jetë personi i cili mund të shkaktoj veprën penale të Konfliktit të Interesit, pasi që nuk hyn në listën e personave të afërsisë familjare me zyrtarin e caktuar sipas nenit 424 të këtij kodi”, thuhet në vendim.

ARKATANA

Ekzistimi i rrethanës së konfirmuar në procesin e zgjedhjes se Rektorit të UP-së në mes të z. Kamberi si burri i motrës së gruas (baxhanaku) i Rektorit të zgjedhur të UP-së “Hasan Prishtina”, sipas legjislacionit i cili përcakton afërsinë në mes të personave, është konstatuar si rrethanë e cila nuk është e ndaluar apo sanksionuar me normat dhe ligjet në fuqi.

Andaj vlerësohet se pjesëmarrja e z. Kamberi si anëtarë i Këshillit Drejtues të UP-së “Hasan Prishtina” në këtë votim nuk është e ndaluar ngase nuk është paraparë ndonjë ndalës apo sanksion lidhur me këtë veprim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.