ARKATANA

Suliqi apel qytetarëve: Nënshkruani marrëveshjen për pagesën e borxheve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryeshefi Ekzekutiv i KRU”Hidromorava”-sha, Muhamed Suliqi sërish ka apeluar tek qytetarët që të nënshkruajnë marrëveshjen për pagesën e borxheve.

Njoftimi i plotë i KRU “Hidromorava”-sha në Gjilan

Të nderuar Konsumatorë!

KRU “Hidromorava”-sha në Gjilan duke u bazuar në Ligjin nr.05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit bazik nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike si dhe Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 04/2015 për Procedurat e Faljes së Borxheve Publike.

Ju njoftojmë juve të nderuar konsumator-shtëpiak dhe pronarë të bizneseve të cilët deri më tani nuk e keni shfrytëzuar të drejtën tuaj të përfituar nga falja e borxheve deri më 31.12.2008, ndërsa borxhi i papaguar pas datës 01.01.2009 deri më 31.12.2014 duhet të bëhet marrëveshje për pagesë.

ARKATANA

Marrëveshja për pagesën e borxhit të pa paguar për personat fizik-shtëpiakët është për 3 vite, ndërsa për personat juridik-bizneset është për 2 vite.

Marrëveshjen për pagesën e borxheve ju përkujtojmë që ta bëni deri me datën 01.Shtator.2017, sipas Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin për faljen e borxheve, datë kur dhe skadon zbatimi i Ligjit për faljen e Borxheve.

Konsumatorët të cilët nuk e shfrytëzojnë këtë kohë për falje dhe marrëveshje për pagesë të borxhit, kompania pas kësaj date do të veproj sipas legjislacionit përkatës në fuqi për t’i arkëtuar borxhet nga ju për shërbimet të cilat ju kemi ofruar.

Besojmë në bashkëpunimin tuaj!
Me respekt !

KRU “Hidromorava”-sha -Gjilan

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.