2017-ta e Liridon Krasniqit, kosovari nuk ka të ndalur
Kaluan vetëm dy ditë nga dy super asistime, por Liridon Krasniqi nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ndihmoi ekipin e tij Kedah FA për ta mposhtur Kuala Lumpur me rezultat 4-2. Liridoni në këtë përballje shënoi një supergol dhe asistoi te një tjetër.
Me këtë fitore skuadra e tij siguron kualifikimin për në raundin tjetër të Kupës së Malajzisë, aty ku dolën fitues në sezonin e kaluar.
Krasniqi edhe njëherë njoftoi përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun se është një opsion ideal për të forcuar mesfushën./IndeksOnline/


