FIDANISHTJA

Rekomandohet ndryshimi i formulës për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komiteti i Arsimit, të premten, në mesin e shumë rekomandime të tjera të rëndësishme, e ka proceduar për Kuvend Komunal edhe propozim-projektin “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur’’, me kërkesë për Drejtorinë e Arsimit, që kjo pikë të plotësohet me material shtesë.

Po ashtu Komiteti i rekomandoi DKA-së, që të shqyrtojë mundësinë e ndihmës financiare për një student që studion në Austri.

Njëherësh, Komiteti i Arsimit rekomandimi anulimin e vendimit që ka të bëjë me kriteret e regjistrimi të nxënësve në klasat e para dhe pret që Kuvendi Komunal, pas diskutimit të kësaj çështje, të nxjerrët një vendim të ri për kriteret e regjistrimit.

United Hospital

Arben Mehmeti, kryesues i Komitetit të Arsimit, tha se ky rekomandim është bërë për shkak të problemeve që janë krijuar gjatë regjistrimit të nxënësve si dhe kërkesave të shumta të prindërve që të ndryshohet kjo formulë e regjistrimit në klasat e para.

Gjithashtu, Komiteti i rekomandoi për shqyrtim Drejtorisë disa kërkesa të mësimdhënësve që lidhen me fushën e arsimit, duke kërkuar që në mbledhjen e radhës DKA të vijë me informata kthyese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.