Halimi: Programi i studimeve në UBT n’përputhje me programet e vendeve të zhvilluara
Emira Halimi, studente e dalluar e vitit të tretë në UBT, në Fakultetin e Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, ja si i shpreh përshtypjet e saja që ka për UBT përmes gazetës “UBT News”.
Mënyra e organizimit të studimeve në UBT dallon nga struktura akademike dhe mënyra e mësimdhënies nga institucionet tjera, programi i studimit është një mundësi e mirë për studime cilësore dhe moderne dhe në përputhje me programet e vendeve të zhvilluara, një numër i madh i studentëve që përfitojnë bursa për studime jashtë vendit, sistemi i vlerësimit, platforma moodle, partneriteti i UBT-së me institucionet tjera, e-library, notat online dhe struktura brenda UBT-së që janë shumë bashkëpunues me studentë, profesorët e jashtëm ndërkombëtarë, të cilët me kultura të ndryshme reflektojnë shumë pozitivisht tek ne etj.
Emira thotë se gjatë aktiviteteve që zhvillohen në UBT, duke cekur “Summer Academy”, studentët patën mundësi të zhvillojnë shumë vizita në kompanitë kreative si “RROTA”, “IPKO”, etj., nga të cilat kanë marrë njohuri tejet të mira për profesionin që kanë./rajonipress/
Redaksia “UBT News”


