Eko Higjiena

Promovohet libri “Zhvillimi i kulturës fizike në Viti” të Hasan Hasanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti është promovuar sot libri “Zhvillimi i kulturës fizike në Viti” i autorit Hasan Hasani, vepër kjo e cila pasqyron aktivitetin e gjithëmbarshëm sportiv në këtë komunë në periudha të ndryshme kohore.

Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Viti, Kaltrina Sylejmani në emër të organizatorit të kësaj ngjarje, ka përgëzuar autorin dhe gjithë ata që kontribuuan për të dal në dritë ky libër, që paraqet dokumente shumë të rëndësishme të ekzistimit të sportit dhe zhvillimit nëpër kohë.

Ndërsa redaktori gjuhësor i librit Ramadan Musliu, tha se librin “Zhvillimi Kulturës Fizike në Viti” e sheh si perspektivë të një shoqërie që autori i ka bërë një renditje dhe klasifikim strikt të lojërave popullore dhe profilizimin e tyre në institucionalizimin në sporte.

Mobi Casa

“Autori ka shfrytëzuar lëndë arkivore të shumta dhe konsultime nga më të ndryshmet dhe mjeshtërisht ka nxjerr dokumente të rëndësishme që zgjojnë kureshtjen te lexuesi. Libri nxjerrë shumë nga harresa dhe regjistron në kujtesë të gjitha ngjarjet historike të aktiviteteve sportive”, ka thënë Musliu.

Se cilat ishin shkaqet që e shtyn profesor Hasan Hasanin të botojë këtë libër, autori thotë se kanë ndikuar tre faktor. “Puna ime 40 vjeçare si pedagog i kulturës fizike, kureshtja personale që të njoh krijimtarinë e lojërave tona në periudha të ndryshme, si dhe puna dhe kontributi i shumë punëtorëve sportivë të komunës së Vitisë për zhvillimin e sportit” ka thënë Hasan Hasani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.