Shpëton Granit Xhaka
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka nuk do të përballet me asnjë dënim nga policia e Londrës, përcjell IndeksOnline
Para një muaji, Xhaka ishte akuzuar për abuzim racor ndaj një stafit në “Terminalin Heathrow”. Ai mori pjesë vullnetarisht në një intervistë në perëndim të Londrës, ku u mor në pyetje por nuk u arrestua.
Policia Metropolitane ka thënë për “Sport Standard” se ai është liruar pa asnjë veprim të mëtutjeshëm për këtë incident.
“Zyrtarët folën me një burrë afër 20-tat. Ai nuk u arrestua. Ai vullnetarisht mori pjesë në një stacion policie në perëndim të Londër”, ka konfirmuar policia.
Ky incident i kosovarit erdhi vetëm disa ditë pasi mori kartonin e dytë të kuq në këtë sezon, në fitoren prej 2 me 1 ndaj Burnleyt./IndeksOnline/


