Eko Higjiena

Gazetarët pinë më së shumti kafe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Konsumuesit më të mëdhenj të kafesë, që pinë më shumë se katër filxhanë kafe në ditë, janë ata të cilët kanë punë stresuese. Më së shumti pinë gazetarët, sipas një studimi.

Në ditët e sotme, duket se kafeja luan rol të rëndësishëm në çdo profesion. Në një anketë të kryer nga shtëpia mediale Pressat, të cilën e ka publikuar e përditshmja britanike The Guardian, 85 për qind e të anketuarve thanë se pinë të paktën tri filxhanë kafe në ditë, ndërsa 70 për qind prej tyre pranuan se kapaciteti i tyre në punë është i reduktuar pa një dozë të rregullt të kafesë.

“Duket se konsumimi i kafesë është bërë i domosdoshëm për njerëzit në shumë profesione. Konsumuesit më të mëdhenj të kafesë, që pinë më shumë se katër filxhanë kafe në ditë, janë ata të cilët kanë punë stresuese. Më së shumti pinë gazetarët, pastaj vijnë policët dhe mësuesit e shkollave”, thuhet në raportin e studimit.

Uji Dea

Megjithatë, ata që pinë shumë kafe duhet të mësojnë më shumë nga studimi i vitit të kaluar në Universitetin e Karolinës së Jugut, i cili tregoi se konsumimi i përditshëm i kafesë nuk duhet të kalojë 200 miligram ose dy gota të mëdha të kafesë.

Hulumtimi i Pressat tregon se profesionistët e anketuar kanë treguar se nuk kanë njohuri për efektet e dëmshme të kafesë, 62 për qind e të anketuarve thanë se nuk e dinë se çfarë rreziqe shëndetësore sjell konsumimi i tepruar i kafesë.

Listën e konsumuesve më të mëdhenj të kafesë në mesin e profesioneve në Britaninë e Madhe e kryesojnë gazetarët dhe stafi i mediave, pastaj vijnë policët, mësuesit, shitësit, stafi mjekësor, menaxherët, punëtorët në shitje telefonash, ekspertët e teknologjisë, e të tjerë.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.