Fundamenti

AKV “Gjilani” nderohet me çmim në “Drenas 2014”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Festivalin “Revista e Folklorit Burimor Shqiptar “Drenas 2014”. Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është nderuar me Çmimin: “Për Ritet dhe Lojërat më të mira Popullore”.

Ky festival mbahet për shumë vite me radhë në qytetin e Drenasit dhe kishte karakter garues, pjesëmarrës mbi 57 Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit “Gjilani “për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, por dhe ne paraqitjet e tjera nëpër festivale të ndryshme bën që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve thotë Nehat Ferati kryetar i ansamblit.

Ansambli “Gjilani” në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut.

Ky festival është shumë domethënës për vlerat dhe kulturën kombëtare, gjithashtu ndikon tek te rinjtë tanë qe sa më shumë të aktivizohen për ruajtjen e këtyre vlerave.

ARKATANA

Organizimi i Festivalit dhe mikpritja kanë qenë të jashtëzakonshme nga organizatori i Festivalit ku shprehim mirënjohje dhe falënderim të veçantë.

Vlen të theksohet dhe u jemi mirënjohës për mbështetje Komunës së Gjilanit përkatësisht Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport.

Ky aktivitet është realizuar me punë të palodhshme nga Këshilli Artistik dhe nga këshilli Organizativ i Ansamblit shtoj Ferati./rajonipress/