Hysaj i hap probleme Napolit
Elseid Hysaj ka lënë në mes seancën e djeshme stërvitore, çka ka bërë që te Napoli të shqetësohen para ndeshjes me Realin e Madridit në Champions.
Shkodrani kërkon të mos e humbë për asnjë arsye këtë ndeshje, por ajo goditje e marrë në kyçin e këmbës së djathtë e ka vënë në dyshim praninë e tij në ndeshje.
Gjithsesi, për gatishmërinë e tij në sfidën me spanjollët, trajneri Sarri dhe stafi mjekësor do të shohin me vëmendje gjendjen e mbrojtësit të Kombëtares në seancë e sotme stërvitore, për të vendosur përfundimisht nëse do të grumbullohet apo jo për këtë përballje.


