Eko Higjiena

Ministri që adhuron qentë e Sharrit

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Nuk e duron aspak gënjeshtrën dhe ajo është gjëja që e bën nervoz shumë shpjet. Është ky Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, i cili në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna në mes tjerash ka treguar se e meta e tij më e madhe është jopromovimi i punës, qoftë i tij apo i bashkëpunëtorëve të tij.

Në Intervistën ndryshe për gazetën Tribuna, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, ka shpalosur shumë detaje të jetës së tij duke filluar nga fëmijëria e deri të destinacioni i ëndrrave të tij.

Nuk e duron aspak gënjeshtrën dhe ajo është gjëja që e bën nervoz shumë shpjet. Është ky Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, i cili në intervistën ndryshe për gazetën Tribuna në mes tjerash ka treguar se e meta e tij më e madhe është jopromovimi i punës, qoftë i tij apo i bashkëpunëtorëve të tij.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?

Rexhepi: Në atë kohë unë kam jetuar në një familje me një standard mesatar kemi qenë 7 fëmijë, babai im ka qenë minator në atë kohë, nëna e papunë, të gjithë kemi vijuar shkollimin dhe gati të gjithë kemi vazhduar shkollimin superior, por kushtet atëherë nuk kanë qenë aq të mira por e kemi ndihmuar njëri-tjetrin nëse ndonjëri është punësuar i pari ka ndihmuar tjetrin. Mund të them q prej fillimit kam qenë një ndër nxënësit më të mirë, babi ka qenë goxha i rreptë dhe mësimi ka qenë primar.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?

Rexhepi: Po unë mund të them që një kohë të gjatë nuk kam lexuar. Sa kam qenë në gjimnaz deri në atë kohë, kam lexuar shumë për shkak të profesionit dhe shkollimit në Fakultetin e Mjekësisë. Më shumë kam lexuar literaturë profesionale dhe nuk kam pasur shumë për libra tjerë, por nëse mund të themi në atë rininë e hershme libri “Këneta” e Fatmir Qatës ndoshta jo më i miri por ku m’u kujtua për momentin, sa i përket filmit unë kam shikuar shumë filma dhe në atë kohë filmi “Psirro” por ka edhe filma të tjerë.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?

Rexhepi: Nuk kam diçka ndonjë gjësend me vlerë shumë të madhe, gjësend me vlerë është vajza ime nëse thuhet për në shtëpi, nuk jam ndonjë koleksionit nuk kam ndonjë hobi për gjera të posaçme në dollap.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?

Rexhepi: Tash po lidhi pak me profesion, unë e di që promovimi i punës qoftë i imi qoftë i bashkëpunëtorëve të mi është domosdoshmëri, unë i takoj një gjenerate pak më të vjetër. Jam pak më konservativ, jam pak më shumë ithtar i punës e më pak i promovimeve që vetes mund t’ia lejoj po është e pandershme ndaj bashkëpunëtorëve të mi të cilët janë të shkëlqyeshëm por që nuk promovoj shumë punën e tyre, kjo është një dobësi të cilën e kam treguar edhe me parë.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht të një femër?

Rexhepi: S’di a guxoj të flas prej gruas apo jo për këtë pyetje. Natyrisht unë jam ithtar i një kombinimi të mirë, edhe pamja imazhi do të thotë shumë edhe nuk paragjykoj nëse një femër e bukur mund të jetë veç e bukur por mund të jetë edhe inteligjente normalisht që edhe zgjuarsinë por edhe sjelljen, po ashtu edhe veshjen në bazë të disa normave të veshjes e po ashtu edhe grimin adekuat një grim jo që bie në sy pra një modesti, një bukuri natyrale dhe mençuri natyrisht.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?

Rexhepi: Njerëzve të cilët mundohen të më hyjnë nën lëkurë ata që ofrohen për interesa në një mënyrë ata që i quajmë ‘suposte’ në gjuhën mjekësore ata nuk i dua dhe i largoj, unë kam dëshirë më shumë ndoshta të më kundërshtojnë me argumente pra mem bind këtë e çmoj më tepër sesa të më vardisen sepse e di që prej atyre nuk ka hair, sepse ai vjen për interes të vetin dhe si ta kryen largohet – ta kthen shpinën.

Tribuna: Hobi juaj i preferuar?

Rexhepi: Unë si fëmijë i kam dashur qenët e Sharrit dhe vazhdoj t’i dua. Jam adhurues i tyre dhe mendoj që sa të lirohem prej obligimeve politike prapë e kam në mendje t’i marr disa këlysh të Sharrit dhe t’i rris pra ky është një hobi im, përndryshe unë po ashtu i adhuroj shumë sportet e ndryshme edhe skijimin, notin, futbollin

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment?

FIDANISHTJA

Rexhepi: Besoj që kam përvojë edhe si mjek edhe si një njeri që ka goxha në moshë dhe natyra ndoshta që jam mjek kirurg dhe mundohem në aspektin psikologji ta studioj një njeri dhe nëse vërej se dëshiron sy për sy të më gënjej, atëherë nervozohem, gënjeshtrën nuk mund ta duroj.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?

Rexhepi: Unë jam ithtar i asaj që nuk jam tip që kërkoj ndihmë. Kam dëshirë që të gjitha t’i bëj vetë, unë në rastet më të vështira rezultatet më të mira i jap kur jam në gjendje më të vështirë për punë.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?

Rexhepi: Tash të them që nuk frikësohem prej asgjëje është pak iluzore dhe duket jo e sinqertë, por unë kam qenë në luftë në momentet me të vështira aty ku gjithnjë rreziku ka qenë i madh dhe pasi që e kam përfunduar pa asnjë problem atë tash mbas luftës frikën e kam lënë pas shpinës, mundem ndoshta në ndonjë moment të caktuar nga ndonjë fenomen të kem ndonjë frikë por ndonjë frikë të caktuar nuk kam.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?

Rexhepi: Tash po e lidhi që unë kam armën me leje dhe e kam të luftës pra është një revole por nuk jam shumë i lidhur me atë dhe e mbaj për një lloj sigurie, natyrisht që vishem në bazë të rregullave të kodit të veshjes kur të dal nga shtëpia.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?

Rexhepi: Më tepër shikohem nëse kam ndonjë defekt në kravatë apo diku tjetër për arsye se kur je fytyrë publike, këta paparacit apo gazetarët e ndryshëm vetëm kërkojnë ndonjë defekt diku dhe kjo më tepër është ndonjë kujdes, sepse unë e kam kaluar kohën kur duhet të të pëlqej vetja.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?

Rexhepi: Nuk e di shumë moti, kur kam qenë student, për shkak se si ri e kam pasur automjetin, dihet publikisht se unë i dua makinat dhe vozitjen e shpejt pak kështu që unë e kam shfrytëzuar makinën time dhe nuk më ka rënë që të përdor shumë trafikun urban.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku i kishit shpenzuar më parë?

Rexhepi: Pavarësisht përshtypjeve të njerëzve që çdo politikan, posaçërisht ministrat janë shumë të pasur, unë nuk jam një i tillë. Unë e kam rrogën time, gruaja e ka rrogën dhe kemi një jetë modeste,por nëse i kisha fituar kisha dashur që një pjesë t’ia ndaj vajzës sime dhe një pjesë njerëzve në nevojë dhe për ndihma humanitare.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?

Rexhepi: Kosova. Nuk e ndërroj me asnjë vend Kosovën. Unë jam shumë i lidhur më Kosovën. Kam qenë në udhëtime nëpër shumë vende të botës, por si Kosova asnjë…

Tribuna: A bëni punë shtëpie?

Rexhepi: Bëj. Unë kam disa herë raste kur i kryej disa mjeshtëri, punët e grave nuk i bëj, por nëse ka nevojë t’i ndihmoj gruas, i ndihmoj, por i kemi punët të ndara.