Rama: UBT më mundësoi vazhdimin e studimeve në Universitetin e Gjovikut
“Tani jam duke punuar si Software Developer në JT-MT, kompani austriake në Prishtinë, dhe bëj punën e dizajnimit, zhvillimit, implementimit dhe mirëmbajtës së softuerëve aplikativ”, tha Brikend Rama, për revistën “UBT Alumni”, i cili semestrin e fundit të studimeve bachelor e ka përfunduar në Universitetin e Gjovikut në Norvegji, para se të kthehej në UBT, ku diplomoi me temën “Krahasimi i implementimit të MVC në ASP. NET dhe JSP”, udhëhequr nga Fisnik Prekazi, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.
“UBT më mundësoi vazhdimin e semestrit të fundit jashtë vendit – eksperiencë kjo e cila ka qenë jashtëzakonisht unike, një nga përvojat më të mira gjatë periudhës së studimeve. Atje jam njohur me sistemin studimor norvegjez, kam marre pjesë në shumë aktivitete dhe konferenca shkencore, po ashtu gjatë qëndrimit atje kam qenë pjesë e një internshipi në një kompani norvegjeze e cila merret me zhvillim të softuerëve dhe aplikacioneve biznesore”, tha Brikendi për këtë revistë.
Ai shton se UBT është dëshmuar se është institucioni më i dalluar në sektorin privat për ofrimin e studimeve universitare, duke iu ofruar studentëve kushte shumë të mira, cilësi dhe mbështetje gjatë studimeve, ka partneritet dhe marrëveshje me shumë universitete të tjera europiane duke iu ofruar studenteve shanse për të vazhduar studimet jashtë vendit, përfundoi ai./rajonipress/
Redaksia “UBT Alumni”


