UBT

“17 shkurti” kujdeset edhe për mbeturinat e Mireshit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Shoqata “17shkurti.ch” ka blerë 10 kontejner në vlerë të 200 eurove të cilat do të përdoren për nevojat e fshatit Miresh. Shkumbin Bislimi tha për rajonipress se ky projekt ka një domethënie të madhe sepse dëshirojmë që fshati të jetë ambientalisht i pastër.

Rreth 10 shporta janë blerë nga shoqata “17 shkurti.ch” me seli në Zvicër për nevojat e bashkëfshatarëve të tyre në Miresh (ish Dobërqan), raporton rajonipress.

Këto shporta sipas Shkumbin Bislimit anëtar i kryesisë dhe arkëtar nga “17 shkurti.ch” do të përdoren nga banorët e fshatit për ndarjen e aluminit (kanaqeve) dhe plastikës (shisheve).

ARKATANA

Bislimi tha se tash e tutje qytetarët duhet të kujdesen maksimalisht në mënyrë që shishet dhe kanaqet t`i hedhin në shportat përkatëse.

Sipas tij rreth 200 euro janë mbledhur nga kjo shoqatë për të blerë këto shporta të cilat qëllim primar kanë vetëdijesimin e qytetarëve për të pasur një ambient të pastër e të shëndoshë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.