Vazhdon konsolidimi i AKR-së edhe në fshatra, Arlinda Maliqi kryetare në Dobërçan
Gjilan – Po vazhdon konsolidimi i nëndegëve nëpër të gjitha vendbanimet e qytetit, proces ky që Dega e AKR-së në Gjilan e ka prioritet të vazhdueshëm shtrirjen dhe zgjerimin e saj në të gjitha lagjet, fshatrat, ku ka interesim për AKR dhe dëshirë që të bëhen pjesë e jona thotë Arianit Ibrahimi sekretar i degës në Gjilan.
Arianit Ibrahimi thotë se po dëshmohet në vazhdimësi se përkrahja dhe mbështetja po rritet çdo herë e më shumë. “Populli është duke e kuptuar se jemi e vetmja alternativë për zhvillim ekonomik, jemi të vetmit që përçojmë sinqeritet dhe transparencë në çdo hap që bëjmë, dhe se vizioni i Presidentit Behgjet Pacolli për ndryshimin e vendit dhe daljen nga kjo gjendje është më i besueshmi në vend”.
Në vazhdën e themelimit të nëndegëve u mbajt edhe kuvendi zgjedhor në fshatin Dobërçan, ku u zgjodhën strukturat udhëheqëse, punimet e kuvendit i hapi Kryetari i Degës z.Ismet Hajdini, monitorues nga qendra ishte Tefik Ibrahimi.
Delegatët e pranishëm me aklamacion e votuan për Kryetare znj.Arlinda Maliqi, dhe gjithashtu votuan dhe kryesinë e prezantuar nga Kryetarja, e cila i falënderoj të gjithë bashkëvendësit për mbështetjen që i dhanë dhe besimin që ajo të merr këtë përgjegjësi mjaftë domethënëse, të cilën do ta kthej me punë në të mirë të Dobërçanit në të ardhmen.
Kryesia e ngushtë e zgjedhur: Arlinda Maliqi kryetare, Alban Selishta nënkryetar, Lemane Aliu nënkryetar dhe Adem Foniqi sekretar./rajonipress/


