Financat e UNDP-së shtojnë sasinë ujit në Kamenicë
Kamenicë – Fatmir Matoshi tha se me ndihmën e UNDP-së qyteti i Kamenicës tash e tutje do të ketë sasinë ujit më të shtuar.
Matoshi tha se tani e tutje ujësjellësit të Kamenicës i shtohet sasia e ujit që vjen nga Pusi i ri i financuar nga UNDP-ja.
Matoshi tha se ky financim është domethënës për qytetin e Kamenicë sepse shtimi i sasisë së ujit zgjidhë përfundimisht problemin në këtë qytet. “Së bashku me Drejtorin e njësisë së “Hidromorava” në Kamenicë Afrim Muja ishim prezentë gjatë kyçjes së këtij uji në rrjetin e ujësjellësit” ka thënë Matoshi./rajonipress/


