Gashi asiston, Sadik shënon
Sulmuesi Shkëlzen Gashi ka asistuar dy herë për Baselin që fitoi 3:1 kundër Young Boys, të dielën në javën e shtatë të Superligës së Zvicrës. Gashi tani ka katër gola e tri asistime.
Për gola prin në Superligë së bashku me Berat Sadikun dhe Marco Strellerin. Sadik golin e katërt të edicionit e shënoi të shtunën, në fitoren 2:1 të Thunit kundër Sionit.
Ai realizoi golin e parë për Thunin në minutën e tetë, ndërsa asistoi në golin e fitores.
©KOHA.net


