Januzaj mund të largohet nga United?
Adnan Januzaj po frikësohet për të ardhmen e tij te Manchester United pas ardhjes së Angel Di Marias.
Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, nuk po e ndien më veten të sigurt te Manchester United.
Ardhja e Louis Van Gaal ka ndryshuar gjërat në skuadër, teksa blerja e tij e fundit, Angel Di Maria ka zvogëluar tejmase minutat e Adnanit në fushën e lojës.
Kësisoj, Sunday People njofton se Adnani po frikësohet për të ardhmen e tij në Old Trafford dhe mund ta konsiderojë një largim eventual.


