Xhelili: Qeverisja aktuale po i numëron ditët, Republikanët do e sjellin ndryshimin
Gjilan – Selver Xhelili kryetar i partisë Republikanë në Gjilan thotë se qeverisja komunale po i numëron ditët e pushtetit. Janë republikanët ata që do ta bëjnë ndryshimin e madh dhe janë qytetarët ata që do e dënojnë këtë klasë politike që nuk bëri asgjë për Gjilanin.
Selver Xhelili është optimist se qytetarët gjilanas do të dinë të bëjnë ndryshimin e madh pas premtimeve të shumta që qeverisja aktuale u bëri atyre, e në praktikë nuk bëri asgjë për ta. “Qytetar të Gjilanit këtij pushteti i kanë mbetur edhe pak ditë sepse për ju dhe Gjilanin do të vijnë ditë të mira. Do të vije koha e ndryshimit e kjo do të arrihet me Republikanët në qeverisje së bashku me partnerët e koalicionit. Komuna e Gjilanit dhe kjo qeverisje po i numëron ditët e unë dhe republikanët nuk do ju zhgënjejmë. Do ta ndryshojmë Gjilanin së bashku me ju dhe me partnerët e koalicionit duke i dënuar rëndë ata që e keqpërdorën votën tuaj. Dënimi më i madh për ta është përkrahja për Republikanët sepse jemi shpresa e juaj dhe unë personalisht nuk do ju zhgënjejë asnjëherë” ka thënë Xhelili./rajonipress/


