Eurosport: Agim Ibraimi, hero i “Mariborit”
Agim Ibraimi është futbollisti i ndeshjes në Gllazgou, ku Maribori me 1-0 mundi Selltikun si mysafir dhe u kualifikua në garat në grupe të Ligës së Kampionëve. ‘Një lider i vërtetë i skuadrës mysafire.
Krijonte hapësirë dhe raste për kolegët e tij, ndërsa Selltiku nuk kishte përgjigje për lojën e tij,” thuhej në komentin e Eurosportit.
Agim Ibraimi sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Kaljari , mirëpo u kthye në Maribor që të ndihmojë ekipin slloven të kualifikohet në garat në grupe të Ligës së Kampionëve.


