Uji Dea

Heroina Majlinda pushton Rusinë, më e mira në botë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka arritur që ta mbrojtë titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që po mbahet në vendin që nuk e ka njohur Kosovën, në Chelyabinsk të Rusisë.

Majlinda hyri si favorite në këtë turne dhe arriti që në një rrugëtim të sigurt pa shumë problem ta arrijë finalen.

Xhudistja pejanë, e cila në xhiron e dytë kaloi pa luftë, u kualifikua në rrethin e tretë të fazës së grupeve, pasi e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia.

Xhudistja jonë ashtu siç pa ndonjë problem kalojë pengesën kundër Vanessa Cortesia, ndërsa në rrethin e tretë i sprovoi forcat më garuesen nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar.

Në luftën e dytë ajo s’kishte mëshirë ndaj mongolezes, Munkhbaatar dhe brenda një minuti arriti ta mposhtë atë.

Eco Higjiena

Majlinda Kelmendi arriti të mposhtë pa asnjë problem edhe Yanet Bermoy Acostan fituar me Ipon, teksa në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ajo u takua me Natalia Kuziutinan, xhudisten ruse me shumë eksperiencë e cila luan para publikut vendas.

Ajo arriti që të tregohet fantastike edhe në duel me rusen Kuiziutinan, të cilën e deklasoi para publikut rus, duke treguar pse eshte me e mira ne bote ne kete sport.

Në finale ajo u përball me rumunen Andrea Chitu.

Pasi disa lëvizjeve të mira të rumunes ishte Majlinda që u përgjigj me një Vazari, para se dy minuta para duelit të bëjë edhe një tjetër të tillë për të mposhtur rumunen Chitu, e cila ishte pa gjasë.

Eshtë ky titulli i dytë me radhë i kampiones së botës për Majlindën, e cila këtë herë e bëri në tokën ruse, duke i treguar shtetit të Rusisë se Kosova ka shpirt sporti dhe meriton njohjen e intergrimin nëpër institucionet botërore të sportit dhe të sferave tjera.
Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.