Behrami i rëndësishëm për Hamburgun
Trajneri i Hamburgut, Mirko Slomak, ka vlerësuar lartë mesfushorin kosovar Valon Behramin, pas paraqitjes së tij në ndeshjen e parë në Bundesliga. Ai ka thënë se Behrami, është një futbollist i rëndësishëm për ekipin e tij.
“Behrami është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai gjithmonë ka një volum të madh të angazhimit para mbrojtjes tonë”, u shpreh Slomak.
Në ndeshjen e parë në Bundesliga, Hamburgu barazoi pa gola ndaj Colognes.


