Fundamenti

Miriam Cani rikthim në skenat gjermane të muzikës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare ka performuar këtë fundjavë në Fernsehgarten, program i përjavshëm argëtues, produksion i gjigandit mediatik ZDF.

Miriami ka kënduar version anglisht të këngës së saj “Shiu Im”, ku spikati, përveç vokalit natyrisht, edhe me paraqitjen tepër të veçantë.

Uji Dea

Kënga “Bring the rain” është prezantuar para pak ditësh në kanalin zyrtar Youtube VEVO dhe menjëherë pas kësaj është përfshirë në playlistat kryesore të radiove në Gjermani, ku këngëtarja është e famshme si ish pjesëtare e grupit pop të vajzave, Preluders, por edhe si prezantuese e disa emisioneve te suksesshme.

Edhe pse u bë kohë që Miriami jeton në Tiranë, ajo nuk lë pas dore fansat e saj në Gjermani dhe e gjen kohën për tu rikthyer tek ata./express/