United Hospital

Rrjetat heshtën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kanë heshtur rrejtët në ballafaqimin në mes të Dritës dhe Vllaznimit. Gjakovarët që janë kthyer në Superligë ia dolën që të nxjerrin një pikë të vlefshme, derisa vendasit që mundën t’a fitojnë ndeshjen, në përpalljen para shikuesve të vet nuk mundën të arrijnë më shumë se një barazim.

Drita – Vllaznimi 0:0

Vendasit për herë të parë kanë rrezikuar në minutën 25 nëpërmjet Gashit, që u gjet në pozitë të mirë dhe ballë për ballë me portierin, por gjuajti drejt në të. Në aksionin e njëjtë, pas gjuajtjes nga këndi rrezikoi Rexhepi, por portieri mysafir e dëboi topin mbi portë. Serinë e huqjeve e ka vazhduar Rexhepi në minutën 41, kur ishte i vetmuar, por edhe kësaj radhe Muhaxheri ishte më i mirë, ngase e ndali me këmbë gjuajtjen e tij.

Në pjesën e dytë, Drita pati rast të mirë në minutën 59, kur Gashi nga një pozitë shumë e mirë ka gjuajtur jashtë porte. Mysafirët për pak nuk shënuan në minutën 71, kur Buçaj ka gjuajtur nga largësia e Huruglica nuk u tregua i sigurt. Portieri vendas tregoi aftësi kur në minutën 73 ka ndalur për mrekulli gjuajtje e Vulës nga afërsia.

Drita mund të vajtojë mosdhënien e një penaltie, kur një mbrojtës mysafir luajti me dorë në brendi.

Thanë pas ndeshjes:

United Hospital

Agron Selmani, kryetrajner i Dritës: “Ishte një lojë e vështirë dhe të dy ekipet e deshën fitoren. Patëm raste edhe ne edhe ata. Shumë e deshëm fitoren para shikuesve tanë, por në fund u desh të kënaqemi me një pikë”.

Genc Hoxha, kryetrajner i Vllaznimit: “Ndeshje e fortë dhe cilësore. Të dy ekipet treguan vlera. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi edhe pse patëm shtatë mungesa. Loja ishte fer e cilësore e fitorja e jonë e merituar”.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 1000. Gjyqtarë: Kelmendi – Jakupi – Berisha – Gashi. Kartoni i verdhë: Berisha, Murati – Jasiqi.

Drita: Huruglica, Baxhuku, Tosuni, Syla, Limani, Berisha, Rexhepi (MUrati), Kelmendi, Hajdari, Haliti (Sermaxhaj), Gashi (Kastrati).

Vllaznimi: Muhaxheri, Myrta, Gjeraj, Jasiqi, Duraku (Çarkaxhija), Gashi, Myrtaj, Bushaj, Buçaj, Zeka (Nikoliqi), Vokshi (Vula). /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.