Uji Dea

Vjen remixi i këngës ‘Arabia’

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Këngtarja Besa Kokdhima kohë më parë ka realizuar këngën e saj më të re të quajtur ‘Arabia’. Mirëpo kësaj kënge Dj Leo Shalcanjy ja ka bërë remixin dhe ky remix duket se është krijuar që kënga të dëgjohet nëpër klube të ndryshme.

Besa e ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Twitter’ që ta falënderojë DJ Leon për punën e bërë. “Ky remix i “Arabia” ka ardhur nga Dj Leo Shalcanjy! Urime Leo!” ka shkruar ajo. Besa po ashtu është bërë pjesë e videove ‘Ice Bucket Challenge” duke hedhur mbi vete ujë të ftohtë me akull.

Mobi Casa

Ajo është aktive edhe në rrjetet sociale dhe në një shkrim në ‘Facebook’ ajo ka falënderuar fansat e saj për mbështetje. “Jeni fansat më të mirë në botë” ka shkruar ajo. Deri më tani Besa ka grumbulluar rreth 1,800 pëlqime në faqen e saj zyrtare në ‘facebook’.