‘Di Maria? Jo, kemi Januzajn’
Adnan Januzaj duket që do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në ‘Old Trafford’ te Manchester Unitedi. Një lajm i mirë për djaloshin kosovar është se menaxheri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal ka hequr dorë nga transferimi i Angel di Marias nga Real Madridi.
Sipas tabloidit britanik ‘Daily Express’, strategu holandez mendon se ardhja e argjentinasit do ta stagnoj zhvillimin e talentit nga Istogu, Adnan Januzajt. Reprezentuesi belg ishte futur si zëvendësues në ndeshjen ndaj Swansea Cityt, të cilën Manchester United e humbi me rezultat 1:2.
E këtë fundjavë, Unitedi luan pikërisht në stadiumin të cilin Januzaj do ta mbajë mend për një kohë shumë të gjatë. Kjo pasi që skuadra e tij zhvillon të dielën ballafaqimin ndaj Sunderlandit në fushën e kësaj të fundit, pikërisht në të cilën Januzaj shënoi dy herë edicionin e kaluar, gola të cilët ishin të parët nën fanellën e Unitedit. Ky takim fillon prej 17:00.


