ARKATANA

EULEX-i po ua “nxin” jetën serbëve të veriut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

“EULEX-i po ua bën jetën të hidhur serbëve të veriut të Kosovës, ua ka nxirë jetën atyre dhe momentalisht është i paprekshëm në veri të Kosovës. Kur bëhet fjalë për serbët, EULEX-it mund të bëjë çfarë të dojë dhe ta arrestojë kë të dojë”, ka shfaqur mendimin e tij Dragan Jabllanoviq, kryetar i Leposaviqit dhe anëtar i ekipit për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, në një deklaratë për mjetet serbe të informimit në Mitrovicë.

FIDANISHTJA

Ai tha se serbët e veriut të Kosovës kërkojnë nga EULEX-i që saktësisht t’i definojë ligjet me të cilat punon. /Zeri/