UBT

Vokrri në Gjermani, mysafir i DFB-së

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, do të udhëtojë drejt Gjermanisë më 24 gusht, ku është i ftuar special nga ana e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, përkatësisht nënkryetarit Rainer Milkoreit. Konfirmimi erdhi nga sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i cili foli edhe rreth qëllimit të kësaj vizite.

“Ne kemi raporte të shkëlqyera me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB). Më 24 gusht, Fadil Vokrri do të udhëtojë drejt këtij vendi, ku është i ftuar special nga ana e nënkryetarit të DFB-së, Milkoreit. Vokrri do të provojë t’i përafrojë edhe më shumë raportet me shtëpinë më të madhe të futbollit gjerman, të cilat edhe ashtu janë fantastike”, u shpreh Salihu.

Uji Dea

Kjo nuk është hera e parë që Milkoreit ka punë me Vokrrin dhe Kosovën. Ai më herët vazhdimisht e ka vizituar vendin tonë.