Eko Higjiena

Politikë apo rektor?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Edhe tri ditë kanë mbetur për t’u përmbyllur konkursi për rektor të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo që nga 8 gushti e deri në ditën e martë, në ndërtesën e Rektoratit vetëm një kandidat ka dërguar formularin e tij për aplikim. Ky konkurs për zgjedhje të rektorit ka ardhur si pasojë e shkarkimit të ish-rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi. Përderisa dorëheqja e rektorit Gashi tashmë është arritur, zgjedhjet për rektorin e ri kanë filluar.

Mirëpo ekspertët e arsimit shprehen në mëdyshje se në zgjedhjen e rektorit nuk do të ketë ndërhyrje politike. Sipas tyre, është e pamundur që Universiteti i Prishtinës të shkëputet nga politika, sepse brenda vetë Universitetit të Prishtinës ka njerëz që janë të kyçur në politikë. Eksperti për çështje arsimore, Dukagjin Popovci ,thotë se duhet të krijohen parakushtet që rektori i ardhshëm të jetë jashtë ndikimit të politikës ditore. Sipas tij, ngjarjet e para gjashtë muajve kanë lënë mesazh se deri ku do të mund ta sillte gjendjen në Universitetin e Prishtinës ndërhyrja e politikës.

Mobi Casa

“Nga ngjarjet e para gjashtë muajve në Universitet e kemi parë se deri ku mund ta sjellë UP-në ndërhyrja e politikës . Prandaj shpresoj që këtë radhë nuk do të ketë ndërhyrje politike. Mirëpo, nëse eventualisht do të ketë ndërhyrje të tilla, atëherë me siguri që gjendja në UP nuk do të mund të përmirësohej”, ka thënë Popovci…/ Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.