ARKATANA

Xhakën s’e frikëson konkurrenca

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Granit Xhaka e pranon se këtë vit do të ketë konkurrencë më të madhe tek Borussia Monchengladbachu.

Do të jenë pesë futbollistë që do t’i kërkojnë dy vende në formacionin bazë të ekipit gjerman dhe sigurisht, një gjë të tillë do ta bëjë edhe vetë futbollisti kosovar.

“Konkurrenca është më e madhe në krahasim me sezonin e kaluar, por është një garë e pastër, e cila të bën më të fortë”, deklaroi 21 vjeçari për mediat gjermane.

Mobi Casa

Përfaqësuesi zviceran i ka zhvilluar 28 ndeshje sezonin e kaluar në Bundesliga.

“Ai ka bërë progres, por është ende i ri, vetëm 21 vjeç. Kur t’i bëjë 24-25 vjet, do të bëhet lojtar i pjekur”, theksoi trajneri Lucien Favre.

Ka mundësi që Xhaka të luajë nga fillimi këtë javë ndaj Sarajevës dhe Stuttgartit.