ARKATANA

BIK-u në Gjilan mekanizëm i fuqishëm humanitar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan tha se ky institucion kredibil ka ndihmuar mijëra familje skamnore në Kosovë, derisa ndihma u janë ofruar edhe shqiptarëve kudo që jetojnë si në: Shkup, Shkodër, Gërdec etj. BIK-u me këtë rast ka falënderuar të gjithë donatorët e shumtë që e kanë mbështetur atë në këtë periudhë.

Në një takim me afaristët gjilanas, BIK-u në Gjilan ka folur për veprimtarinë e saj duke prezantuar punën dhe aktivitetin e saj jo vetëm fetar, por edhe humanitar në veçanti.

Në këtë takim merrte pjesë edhe Naim Tërnava ndërsa Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan tha se në këtë periudhë janë ndihmuar mbi 1000 familje skamnore me pako ushqimore duke mos llogaritur këtu familjet në Hasan Beg të Shkupit, Gërdec e Shkodër. “BIK-u ishte një mekanizëm i fuqishëm humanitar dhe mbështetës i shumë familjeve skamnore e fëmijëve jetimë kudo në Kosovë” tha Aliu, derisa ka falënderuar afaristët gjilanas që vazhdimisht ishin pjesëmarrës të këtyre aktiviteteve humanitare.

Edhe, Naim Tërnava tha se përkundër faktit se në kohën e okupimit u munduan që ta gjunjëzojnë BIK-un ky institucion me shumë nder e krenari vazhdojë aktivitetet e saj duke qenë gjithnjë pranë besimtarëve dhe nevojtarëve.”Ne jemi këtu që t`i dalim zot atdheut e Kosovës sepse vetëm kështu mund t`i ruajmë, kultivojmë e avancojmë vlerat tona”.

Fundamenti

Tërnava tha se është e pahijshme që kaq vite pas luftës zyrtarët dhe punëtorët e BIK-ut nuk paguhen nga buxheti i Kosovës, por falë popullit ne po mbijetojmë tha Tërnava./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.