FIDANISHTJA

Hasi pret lojë më të mirë nga Anderlechti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Trajneri kosovar i Anderlechtit, Besnik Hasi, pret që skuadra e tij të paraqitet edhe më mirë në ndeshjet e ardhshme.

Ai thotë se nuk e kënaq vetëm fitorja pa pasur lojë të mirë. Këto fjalë Hasi i ka thënë të enjten pas transferimit të Steven Defour.

“Ne kemi përfituar nga ky transferim, por edhe ai do të rrisë cilësitë e tij. Unë shpresoj që të vazhdojmë me fitore, por gjithashtu të luajmë edhe më mirë. Vetëm kështu do të jem i kënaqur”, ka thënë Hasi, njofton “sport.be”.

ARKATANA

Hasi që me Anderlechtin u shpall kampion i Belgjikës për edicionin e shkuar, edhe këtë edicion po tregon rezultate pozitive. Ekipi i drejtuar nga trajneri kosovar është lider pas tri xhirove të luajtura.

Anderlechti ka tri fitore dhe është në vendin e parë me nëntë pikë, dy më shumë se Brugge, Gent e Westrerlo.
© KOHA.net