UBT

Kelmendi: UBT mi hapi dyert e punësimit në sektorin publik dhe privat

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prishtinë – Pas përfundimit të studimeve në UBT, sikurse studentëve të tjerë, edhe Sadije Kelmendit iu kanë hapur dyert e punësimit si në sektorin publik ashtu edhe privat.

Znj. Kelmendi tani punon si asistente e lëndës “Konstruksione arkitektonike 1- 2”, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, dhe në sektorin publik në UN-Habitat.

Në një intervistë për revistën “UBT Alumni”, ajo thotë se UBT i ka hapur dyert dhe i ka mundësuar të punojë edhe në arkitekturë edhe në planifikim hapësinor, dmth si sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Kurse sa i përket ligjërimit në UBT znj. Kelmendi ndihet shumë e privilegjuar dhe ndër të tjera, për studentët e vet citohet “Studentët e arkitekturës janë të ditur, të dëgjueshëm dhe të sjellshëm, çdo punim dhe projekt e realizojnë në kohë të caktuar ”.

Uji Dea

Gjithashtu Kelmendi, ka diplomuar me temën “Sustainable renovation of public building in Kosova”- case study kindergarden “Fatosat” Prishtinë, në UBT në Fakultetin ku dhe ligjëron.

Intervistën e plotë mund ta në lexoni numrin e ardhshëm të revistën “Alumni UBT”.

Intervistoi: Albina Zeneli, studente në Media dhe Komunikim./rajonipress/