Hidromorava

Ujkani titullar te Palermo?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se Samir Ujkani do të jetë titullar në edicionin e ri në Serie A.

Mirëpo, trajneri i klubit, Beppe Iachini, ka insistuar se kosovari do ta fillojë stinorin e ri me status të barabartë me portierin tjetër, Stefano Sorrentino.

FIDANISHTJA

“Zamparini ju ka thënë se Ujkani do të jetë titullar? Kjo është një çështje e Shtabit Teknik e jo e zyrtarëve të Klubit”, ka thënë Iachini për të përditshmen sportive italiane “Gazzeta dello Sport”.

“Nuk ekziston problemi i portierëve në shtëpinë e Palermos. Ujkani dhe Sorrentino janë dy djelmosha që i vlerësoj”, ka shtuar italiani. Sorrentino mund të largohet nga Palermo, pasi që ka zgjuar interesim nga Juventus që mund të humbë Marco Storarin, i cili kërkohet nga Sassuolo. /Zëri/