ARKATANA

Shaqiri: Qëndroj te Bayerni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me një qëndrim që tashmë e ka kthyer në refren, 22-vjeçari me origjinë shqiptare përsëriti se nuk pret ndonjë ndryshim në karrierë.

Xherdan Shaqiri është një nga emrat më të lakuar të kësaj merkatoje, me zëra që herë e largojnë nga Bayerni e herë e projektojnë për një qëndrim afatgjatë në Bavari. Me një qëndrim që tashmë e ka kthyer në refren, 22-vjeçari me origjinë shqiptare përsëriti se nuk pret ndonjë ndryshim në karrierë, përkundrazi, do të vazhdojë të luajë për Bayernin edhe në të ardhmen. Liverpooli është një nga klubet më të mëdha që ka shfaqur interes që në fillim për Shaqirin, por së fundi garës i është shtuar edhe Monaco.

FIDANISHTJA

Mungesat e hapësirave në formacionin e parë të Guardiolës janë bërë shkak për spekulimet e shumta rreth Shaqirit, të cilin me Bayernin e mban të lidhur kontrata deri në vitin 2016. Bavarezët nga njëra anë hezitojnë të futen në bisedime për shitjen e tij dhe po kështu edhe Xherdani është i vendosur që të luftojë për vendin në 11-she.

Duke folur për një të përditshme gjermane, mesfushori i lindur në Gjilan tha se për sa kohë merkatoja është e hapur, gjithçka mund të ndodhë, ndonëse në vetvete beson se nuk do të largohet nga Bayerni. Pak ditë më parë, pak a shumë me të njëjtat fjalë u shpreh edhe Karl Heinz Rummenigge. Shefi ekzekutiv i bavarezëve pohoi se në dyert e Bayernit ka patur disa klube që kanë trokitur për shërbimet e Shaqirit, por janë refuzuar pa asnjë hezitim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.