FIDANISHTJA

OEK: KEDS-i të tregoj kur e ndal rrymën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Oda Ekonomike e Kosovës i ka apeluar KEDS-it që mënyrë urgjente të hartojë një plan të reduktimeve të energjisë elektrike për secilin regjion të Kosovës, me të vetmin qëllim që bizneset prodhuese të jenë të informuara paraprakisht për orarin e reduktimeve të energjisë elektrike.

OEK është e vetëdijshme për situatën aktuale energjetike dhe për vështirësitë me furnizim dhe gjenerim që vijnë si pasojë e havarisë së fundit që ndodhi në Kosovën A dhe e tëra kjo na obligon të jemi të varur nga importi, i cili ngritë koston e prodhimit qoftë në aspektin ekonomik, të ekonomive familjare dhe tensionon akoma më tepër aspektin social, duke e vështirësuar situatën edhe ashtu të rënduar sociale.

OEK, nëpërmjet një komunikatë ka thënë se kur krejt kësaj i shtohet fakti i ngritjes së paralajmëruar të çmimit të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, atëherë efektet nga ky çmim i ngritur do të reflektohen në gjitha dimensionet e jetës, nga aspekti ekonomik, social.

Fundamenti

OEK, vlerëson se veçanërisht efekte më të dëmshme konsiderohet të ketë në demotivimin e investitorëve të huaj, ngritje e cila do të ndikojë në mënyrë zingjirore në çmimin edhe të produkteve dhe aktiviteteve tjera.

“Me këtë rast, apelojmë të KEDS-i që mënyrë urgjente të hartojë një plan të reduktimeve të energjisë elektrike për secilin regjion të Kosovës, me të vetmin qëllim që bizneset prodhuese të jenë të informuara paraprakisht për orarin e reduktimeve. Ndalja e rrymës në mes të procesit të prodhimit, shkakton dëme të shumëfishta për ekonominë tonë, prandaj një informim paraprak dhe me kohë për orarin e reduktimeve nga ana e KEDS-it, të paktën do t`i shtyjë prodhuesit vendor të mos i aktivizojnë pajisjet prodhuese në kohë të reduktimeve dhe në këtë mënyrë të evitohen humbjet nga ana e bizneseve tona”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/