ARKATANA

Loja me çmimin e rrymës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do të mundë të gjejë forma për të parandaluar shtrenjtimin e sërishëm të rrymës, për së paku 5 për qind, siç kanë kërkuar dy kompanitë energjetike KEDS dhe KEK.

Këto deklarata i ka bërë për “Kohën Ditore” zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani, si përgjigje ndaj thirrjeve të organizatave të shoqërisë civile, që dëmet e shkaktuara nga shpërthimi që ndodhi në termocentralin “Kosova A”, të mos u faturohen qytetarëve përmes shtrenjtimit të rrymës, dy herë brenda dy muajsh.

FIDANISHTJA

Hasani ka thënë për gazetën se janë në diskutim e sipër “disa zgjidhje”, pasi që Qeveria “nuk do të ishte e kënaqur me shtrenjtimin e rrymës”.

Ndërkohë që ZRRE-ja, sipas burimeve të gazetës, pritet që të mërkurën të hapë procesin për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, ashtu siç kanë kërkuar KEDS-i dhe KEK.