Uji Dea

Trajneri i Hamburgut ҫmon lartë agresivitetin e Behramit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mirko Slomka ka lavdëruar përforcimin e skuadrës së tij, Valon Behrami.Trajneri i Hamburgut, Mirko Slomka, ka thurur lavde për mesfushorin kosovar, Valon Behrami.

Duke folur për mediat gjermane, Slomka theksoi se Valoni i jep shumë përparësi skuadrës së tij, falë agresivitetit që ka në lojën e tij.

FIDANISHTJA

“Valoni është agresiv. Ai është një lojtar me përvojë i cili sinjalizon kundërshtarin: ‘Mos u afro te unë’”, u shpreh Slomka.

“Kjo është arsyeja pse e blemë. Ai ka një mentalitet të shkëlqyer dhe është një lojtar me përvojë”, shtoi tutje trajneri i Hamburgut.