Kur, “Gjilani Evropian” shndërrohet në fontana shiu
Gjilan – Ardian Azemi nuk është befasuar kur shiu i fundit që ra në Gjilan e shndërroj qytetin në fontana shiu. Definitivisht Gjilani ka nevojë për njerëz që e duan një qytet qysh e meritojnë gjilanasit shprehet ai.
Ardian Azemi qytetar dhe publicist thotë se po bëhen 18 vite qeverisje në Gjilan, dhe ende nuk është arritur që të paktën të rehatohet çështja e kanalizimit. “Të gjitha pusetat e kanalizimit në Gjilan ishin shndërrua në fontana nga shiu. Dhjetë minuta me t’ra mu sjell në këmbë, helmimin nga kundërmimi e ke të sigurtë. Kjo qeverisje nuk ka arrit ta zgjidhë këtë problem jetik për gjilanasit, e po presim këta me krijue vende pune e me përmirësua jetën e qytetarit” ka shkruar Azemi.
Azemi mendon se definitivisht Gjilani ka nevojë për njerëz që e duan një qytet qysh e meritojnë gjilanasit./rajonipress/


