Eko Higjiena

Mavrajn e bëri me lot aksidenti i Azemit

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Krahas nënës dhe dy motrave të Ilir Azemit, një mik i tij të cilin e krahason si vëlla është Mërgim Mavraj. Ish-kapiteni Greuther Furthit flet për gjendjen e Ilirit të cilin pritet ta vizitojë shumë shpejt.

Me lot në sy, Mërgim Mavraj jep intervistë për revistën ‘Image’, për të cilën flet në lidhje me aksidentin e Ilir Azemit. Këtë të fundit mbrojtësi shqiptar i Kolnit e krahason si vëlla, për shkak të kohës së kaluar prej tri vitesh bashkë tek Greuther Furthi.

Si e kuptuat për aksidentin e tmerrshëm të Ilirit?
E kuptova në mëngjes, menjëherë pas stërvitjes. Kisha pasur një numër të pabesueshëm thirrjesh në telefon. Shumë njerëz e dinë se çfarë do të thotë Iliri për mua. Ishte një tronditje për mua dhe jo e lehtë për ta pranuar. Jam mirënjohës që ai ka shpëtuar i gjallë.

Çka dini më shumë rreth aksidentit?
Çfarë ka ndodhur, këtu mund të përgjigjet vetëm Iliri, policia dhe mjekët. Nuk është e drejtë të spekulosh dhe të bësh ndonjë paragjykim. Nuk është korrekte. Këtu ka shumë pyetje pa përgjigje. As unë nuk e di saktësisht çfarë ka ndodhur. Ai është gjallë dhe në duar të sigurta me mjekë specialistë dhe familjen e tij.

Sa i afërt je me familjen e tij?
Unë jam në kontakt me nënën dhe motrat e tij. Nëse ju e dini historinë tonë, mund ta kuptoni se sa i madh është trishtimi. Nuk mund ta imagjinoni, por Ilirin e kam si vëlla të gjakut.

Fundamenti

Kur do ta vizitosh Ilirin?
Është e vështirë për mua të përqendrohem në stërvitje dhe lojë. Por, tani duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Ai ka nevojë për pushim, i nevojitet familja e tij, njerëzit që i do. E di se edhe unë i përkas kësaj, por unë gjithashtu kam përgjegjësi këtu dhe më vjen keq që nuk kam mundur t’i ndihmojë direkt. Do të shkojë tek ai, ndoshta sot, por jam në kontakt të vazhdueshëm me nënën e tij. Do të jem atje për atë, ashtu siç ishim bashkë për tri vjet.

Duket se ky aksident ju ka prekur shumë…
Po, më preku shumë sepse jam shumë i afërt me të. Nuk mund ta përshkruaj këtë. Por, e di se ky djalë do t’ia dalë, ai do të luftojë. Ai është një njeri me vullnet të madh…

Iliri falënderon të gjithë

Përmes këshilltarit të Ilir Azemit, Lami Ejupi, familja e Azemit ka falënderuar të gjithë ata që u luten për shërimin e djalit të tyre. “Iliri dhe familja e tij dëshirojnë të falënderojnë të gjithë ata që menduan dhe u lutën në këto orë të vështira për të. Sporti në disa momente nuk është më i rëndësishëm”, ka thënë Ejupi për goal.com. Azemi për shkak të thyerjes së kockave, pritet të transferohet në Munich për t’u operuar tek një specialist, por Ejupi beson se ai do të kthehet shpejt. “Ne besojmë se ai do të kthehet sërish në fushë”, u shpreh Ejupi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.